Grenell jep dorëheqje nga Departamenti Amerikan i Shtetit

Nga A2 CNN
2 Qershor 2020, 08:55 | Kosova
Grenell jep dorëheqje nga Departamenti Amerikan i Shtetit

Riçard Grenell dorëhiqet zyrtarisht nga Departamenti i Shtetit. Njoftimi është bërë nga vetë ai me anë të një postimi në profilin e tij në Instagram.

“Presidenti Trump më dha një dhuratë lamtumire, karrigen time të kabinetit”, shkruan Grenell.

Ai shpjegon dhe arsyen e këtij veprimi të kreut të Shtëpisë së Bardhë. “Sekretarët në Detyrë zakonisht nuk marrin me vete karriken, por Presidenti Trump dëshironte që unë ta merrja timen, pasi ai më tha: ‘Ju jeni Sekretari i parë homoseksual i kabinetit, prandaj është diçka e madhe”, shkruan Grenell.

Ndërkohë, zyrtari do të vijojë të mbajë postin e të dërguarit të posaçëm te Shteteve të Bashkuara për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos