
Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani shprehet optimiste për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje me Lëvizjen Vetëvendosje.
Në një prononcim për mediat në Prishtinë ajo thotë se në mbledhjen e fundit të Kryesisë, nuk është propozuar asnjë plan B, por vetëm mundësia që këto dy forca politike të krijojnë koalicion.
Të martën, vetë kryetari I LDK-së, Isa Mustafa i dha afat Lëvizjes Vetëvendosje deri në fundjavë që të kthejnë përgjigje nëse e pranojnë ose jo ofertën e tyre për bashkëqeverisje.
Por deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim nga partia që drejtohet nga Albin Kurti. Të hënën kreu i Lëvizjes Vetëvendosje u dekretuar nga presidenti Hashim Thaçi për të formuar qeverinë e re, ndërsa ky afat skadon pas 15 ditësh. (A2 Televizion)