Greqi, kamioni përplas “Benzin”, vdes pasagjeri shqiptar

Nga A2 CNN
22 Nëntor 2019, 12:03 | Kronikë
Greqi, kamioni përplas “Benzin”, vdes pasagjeri shqiptar

Një shqiptar 49 vjeç ka mbetur i vdekur në aksident rrugor në Greqi. Ngjarja ka ndodhur rreth orën 04:45 të kësaj të premteje, në autostradën që të çon nga Teba e vjetër në Livadhja.

Shoferi i automjetit tip “Benz” që duket në foto, sapo kishte dalë nga një pikë karburanti dhe po kthehej në të djathtë, kur u përplas nga një kamion. Për pasojë gjeti vdekjen e menjëhershme pasagjeri që ndodhej në sediljen e përparme, ndërsa pasagjeri që ndodhej prapa dhe drejtuesi i automjetit, edhe ata shqiptarë, pësuan lëndime të lehta.

Policia arrestoi shoferin 60-vjeçar të kamionit dhe kanë nisur hetimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos