I kërkuar në Itali për disa krime në lidhje me drogën, arrestohet në Durrës

Nga A2 CNN
22 Nëntor 2019, 09:13 | Kronikë
I kërkuar në Itali për disa krime në lidhje me drogën,

Policia e Durrësit arrestoi me qëllim ekstradimi një person të shpallur në kërkim nga drejtësia italiane për disa vepra të rënda penale.

Në finalizimin e operacionit "Ekstradimi", u arrit të arrestohej shtetasi S. J.  i kërkuar në Itali për trafikim të drogave të forta dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.

Gjykata e Cagliarit ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg" për J.S. për veprën penale "Drogë, Kokainë, Organizatë kriminale", parashikuar nga Kodi Penal Italian.

Interpol Tirana po vijon procedurat me Interpol Romën, për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos