Itali, 16-vjeçarit shqiptar i pushon zemra në gjumë

Nga A2 CNN
22 Nëntor 2019, 11:58 | Kronikë
Itali, 16-vjeçarit shqiptar i pushon zemra në gjumë

Një ngjarje e trishtë ka ndodhur në Roseto të Italisë, kur një 16-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë si pasojë e atakut kardiak, teksa flinte gjumë.

Siç raportojnë mediat lokale, Matteo ndiqte studimet në zonën e Teramos dhe gëzonte shëndet të plotë, deri mëngjesin e kësaj të enjteje, kur nëna shkoi ta zgjonte, pasi ishte bërë vonë për në shkollë, sepse ora kishte kaluar 08:00. Por Matteo nuk lëvizi nga shtrati dhe nëna e la edhe për disa momente, duke menduar se po flinte, derisa më vonë konstatuan se kishte ndërruar jetë.

Prindërit e tij kishin mbërritur në Itali para 20 vitesh, ndërsa babai i Matteos, një punëtor në ndërtim, nuk ndodhej në shtëpi. Nëna, shtëpiake dhe motra, lajmëruan mjekët, por gjithçka ishte e kotë. Matteo përshkruhej nga të gjithë si një djalë me energji pozitive dhe ndiqte studimet për gjeometri në vitin e tretë të Institutit Superiore Shtetëror, në lagjen afër Voltarrostos.

Rreth 1 mijë të rinj, nën 35 vjeç, vdesin nga ataku kardiak në Itali, ndërsa shkaqet kryesore janë sëmundjet ishemike të zemrës dhe shpesh këto humbje jete lidhen edhe me sëmundje të trashëguara. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos