Nga dita e sotme 49 trupa të shërbimit zjarrfikës të Ministrisë së Mbrojtjes si dhe zjarrfikës të Korçës, Maliqit, Gjirokastrës dhe Dropullit janë bërë pjesë e Shërbimeve Zjarrfikëse në Greqi, për shuarjen e zjarreve.
Burime të siguruara thanë se 49 trupat e shërbimit zjarrfikës të vendit tonë së bashku me 9 mjetet zjarrfikëse janë përfshirë në operacionin në zonën Aleksandropoli, aty ku ka dhe shërbime të tjera të Bashkimit Europian.
Të njëjtat burime thanë se, zona është shumë e vështirë pasi sipërfaqe të mëdha janë përfshirë nga vatra të shumta zjarri, të cilat të ndihmuara nga temperaturat shumë të larta përhapen me shpejtësi, duke e bërë të vështirë operacionin por jo të pamundur. (A2 Televizion)









