Griezmann shmang turpërimin e Francës

Nga A2 CNN
19 Qershor 2021, 17:05 | Futboll
Griezmann shmang turpërimin e Francës

Një gol i Antoine Griezmann shpëtoi Francën nga turpërimi në ndeshjen më të lehtë në letër të atij që quhet “grupi i Ferrit”.

“Gjelat” u ndëshkuan në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë nga Hungaria, që kaloi në avantazh pas një aksioni të bukur të Fiola.

Në pjesën e dytë, ishte Griezmann ai që shënoi golin e barazimit për kampionët e Botës në fuqi, duke shmangur një humbje shokuese.

Pas këtij rezultati surprizë, Francë vijon të kryesojë grupin me 4 pikë, por nëse Portugalia fiton kundër Gjermanisë, do të marrë kreun e këtij grupi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos