Djali i Hummels festoi "golin" e babait në ndeshjen me Francën

Nga A2 CNN
19 Qershor 2021, 12:09 | Futboll
Djali i Hummels festoi "golin" e babait në ndeshjen me

Mbrojtësi i Gjermanisë, Mats Hummels, tha se djali i tij 3-vjeçar festoi autogolin që ai shënoi kundër Francës në ndeshjen e parë në Europian të martën e kaluar.

Hummels tha se i biri nuk e kupton akoma çfarë është autogoli dhe beson se është gjë e mirë sa herë që topi përfundon në rrjetë.

Në një intervistë për “Bild”, mbrojtësi i Borussia Dortmund tha: “Fatmirësisht ai nuk e di ende çfarë është autogoli. Më thanë se kishte festuar... më duket se duhet t’ia mësoj që nuk kishte pse”.

Gabimi i 32-vjeçarit i mjaftoi Francës për të fituar takimin e parë në atë që konsiderohet si grupi i ferrit në Europian. Gjermania luan të shtunën pasdite kundër Portugalisë dhe një tjetër rezultat negativ do të rrezikonte ecurinë e mëtejshme në kompeticion. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos