Dorëzohet policia, skocezët "pushtojnë" Londrën në pritje të ndeshjes së sotme

Nga A2 CNN
18 Qershor 2021, 19:41 | Futboll

Një përballje midis Anglisë dhe Skocisë, në çdo sport, është një derbi i nxehtë, por kur bëhet fjalë për futboll dhe ndeshja luhet në fazën finale të një kampionati europian, ajo shndërrohet më shumë në skenarin e filmit “Braveheart” sesa në një garë sportive.

Sot Londra u pushtua nga më shumëse 20 mijë tifozë skocezë, disa prej tyre të ardhur nga dita e djeshme, që në grupe të mëdha kanë marrë kontrollin e shesheve kryesore të kryeqytetit anglez, por edhe të birrarive të shumta.

Niveli i alkoolit sot është ndjerë i gjithi, me skena vërtet paradoksale. Duke përfituar nga klima tejet e nxehtë e ditëve të fundit, skocezët kanë shndërruar shatërvanët londineze në pishina, madje duke hedhur edhe sapun brenda, për t’ u larë para fillimit të ndeshjes.

Forcat e rendit anglez e kanë preferuar të tërhiqen duk e lënë zonën e lirë për skocezët, dhe duke mos lejuar incidente me huliganët anglezë.

https://a2news.com/2021/06/18/angli-skoci-ndeshja-e-pare-e-futbollit-mes-dy-ekipeve-kombetare-e-luajtur-ne-nje-fushe-kriketi/?foto=1

Nuk regjistrohen fatmirësisht përplasje mes dy tifozerive, edhe pse ka shqetësime për përfundimin e ndeshjes që luhet sot në darkë, ku një fitore angleze praktikisht do të eliminonte skocezët.

Situata sportive futet në një rivalitet më të gjerë midis Londrës dhe Edimburgut, ku kryeministrja skoceze Nicola Sturgeon është nismëtare prej vitesh të një tjetër referendumi për pavarësi që do të mund të ndante nga kurora mbretërore fatin e veriut të Britanisë së Madhe, i cili nuk pranon, ndër të tjerat, zgjedhjen e Brexit nga Londra. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos