Gripi i stinës, rriten urgjencat dhe shtrimet në spital

Nga A2 CNN
16 Dhjetor 2022, 16:55 | Aktualitet
Gripi i stinës, rriten urgjencat dhe shtrimet në spital

Rritja e infektimeve nga gripi i stinës ka shtuar komplikacionet dhe shtrimet  në spitale. Fëmijët dhe personat mbi 50 vjeç janë pacientët më të shpeshtë që i drejtohen urgjencave në këtë periudhë. Vetëm në spitalin e sëmundjeve të mushkërive çdo ditë paraqiten  deri 50 pacientë me probleme të shkaktuara nga gripi.

Sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë gripi i këtij viti, ai i tipit A, që është në qarkullim edhe ne vendin tonë është më agresiv se dy sezonët e mëparshëm.

Madje këtë periudhë gripi i stinës po dominon edhe koronavirusin i cili vijon të qarkullojë por me raste shumë të pakta.  Mjekët këshillojnë popullatën të mos neglizhojë gripin, veçanwrisht nëse shqetësimet zgjasin më shumëse 5 ditë.

Instituti i Shëndetit Publik ka konfirmuar se ne vendin tonë është në qarkullim gripi i tipit A, varianti BA4 dhe BA5 i Omicron, dhe virusi respirator sinsincial. Epidemiologët presin që piku i infektimeve nga gripi të arrijë në muajin janar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos