Sergio Busquets ka njoftuar se është tërhequr nga përfaqësuesja spanjolle.
Mesfushori i Barcelonës lë kështu kombëtaren në moshën 34-vjeçare, pas 143 ndeshjeve të zhvilluara dhe një Botërori të fituar, në vitin 2010. Gjithashtu, Busquets ka fituar edhe Evropianin e vitit 2012.
Sergio Busquets ka debutuar me Spanjën në vitin 2009, në moshën 20-vjeçare, ka shënuar dy gola dhe në Katar luajti Botërorin e tij të katërt. (A2 Televizion)







