Gropa misterioze shkakton panik në Kili, banorët ia venë fajin UFO-ve

Nga A2 CNN
2 Gusht 2022, 19:06 | Bota

Autoritetet kiliane kanë nisur hetimet pas shfaqjes së një grope misterioze në një zonë minerare në veri të vendit.

Gropa me një diametër 25 metra shkaktoi panik tek banorët e zonës, të cilët duke mos pasur një arsyetim të saktë për krijimin e saj, ia vunë fajin jashtëtokësorëve.

https://www.instagram.com/p/Cgwck2XMu7Z/

Në pamjet e filmuar nga lart shihet se gropa misterioze është shumë e thellë, por ajo që të bën më shumë përshtypje është forma perfekte sferike që ajo ka krijuar.

Shërbimi Kombëtar i Gjeologjisë dhe Minierave të Kilit, Sernageomin, ka dërguar personel të specializuar në zonë, e cila është rreth 665 km në veri të kryeqytetit Santiago. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos