Gruaja në Turqi udhëton 8 orë për të marrë vesh fatin e familjarëve, 20 të afërm i kishte humbur

Nga A2 CNN
8 Shkurt 2023, 22:54 | Bota
Gruaja në Turqi udhëton 8 orë për të marrë vesh

Të shumta janë historitë prekëse njerëzore nga Turqia dhe Siria pasi u goditën nga dy tërmete që u kanë marrë jetën më shumë se 12 mijë personave.

BBC ka sjellë historinë e studentes së mjekësisë Aylin Pulat e cila pasi nuk mundi të komunikonte me anëtarët e familjes së saj, vendosi që të udhëtonte në vendin e ngjarjes për t’i kërkuar.

Ajo jeton në Mugla, më shumë se 1000 km larg nga shtëpia e saj e fëmijërisë në Adiyaman.

Pa asnjë lajm për fatin e familjes së saj, ajo udhëtoi katër orë me autobus, dy orë me avion dhe dy orë të tjera me makinë për të mbërritur në qytetin e saj të lindjes. Për fat të mirë, me të mbërritur mësoi që prindërit bashkë me motrat dhe vëllezërit i kishte gjallë. Por 20 të afërm të tjerë nuk ia kishin dalë.

"Kur i gjeta, të gjithë ishin të veshur me pizhame dhe kështu e kuptova që kishin dalë vetëm me rrobat e trupit.” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos