Gruan e zë korrenti ndërsa karikonte telefonin që kishte marrë dhuratë nga bashkëshorti

Nga A2 CNN
10 Maj 2021, 17:55 | Bota
Gruan e zë korrenti ndërsa karikonte telefonin që kishte

Një grua në Tajlandë u gjet e vdekur pasi e kishte zënë korrenti ndërsa luante me telefonin e saj të ri që ishte në karikim.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në provincën Udon Thani, ku 54-vjeçarja Yooyen Saenprasert u gjet në shtratin e saj me kabullin e telefonit në dorë.

Sipas bashkëshortit të saj,  telefonin ia kishte dhuruar ai së fundmi për ditëlindje dhe shpesh herë ajo e kalonte kohën duke luajtur me të. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos