Grumbullimet në takimet e PD, Duma: Një valë që nuk e ndalon dot, njerëzit duan ndryshimin. Asnjë i infektuar

Nga A2 CNN
2 Prill 2021, 09:17 | Politikë
Grumbullimet në takimet e PD, Duma: Një valë që nuk e ndalon

Në një shtet ku forca politike që drejton ka kapur të gjitha institucionet, qytetarët janë grumbulluar në fushatën elektorale të PD-së për t’u ndjerë të përfaqësuar dhe për të kërkuar ndryshimin. Kështu e shikon kandidatja demokrate Grida Duma, praninë e shumë mbështetësve në tubimet elektorale, të cilat shigjetohen shpesh nga kryeministri për msorespektim të am,save anticovid.

E ftuar në Dita Jonë, ajo theksoi se dyndja e njerëzve është një valë që nuk e ndalon dot, ndërsa akuzoi kryeministrin Rama që po e përdor këtë për të fshehur mos mbështetjen ndaj tij.

“Erdhi si një valë që vinte nga njerëzit. Është një valë që nuk e ndalon dot. E vërteta është sui generis. E vetmja gjë për të treguar se duan ndryshimin dhe duan të ndodhë është që të shfaqen dhe të jenë prezent. Të gjitha institucionet i ka forca politike që është në pushtet dhe ata nuk përfaqësohen dhe ata duan të jenë prezent për të treguar ndryshimin. Opozita duhet të respektojë rregullat që nuk zbaton mazhoranca? Është strategjia  e tij për të fshehur mosmbështetjen”.

Sipas Dumës nuk ka pasur asnjë deklarim të infektimeve në tubimet elektorale të Partisë Demokratike, pasi Rama do të ishte i pari që do ta denonconte.

“Ajo që duket qartazi është se ka pasur apo jo deklarime të përhapjes së Covid-19 në këto takime, dhe nuk ka pasur të tilla, nuk shikoj të jetë hapur një vatër apo 2-3 njerëz nga kjo nuk ka rezultuar në asnjë rast. Sot do ta dinte armiku që është i pari që synon të kapë këtë element që është i pari që kapet me fushatën e PD”.

Akuzave të Ramës se si mund të qeverisë opozita nesër kur nuk respekton rregullat dhe shëndetin e njerëzve, Duma iu përgjigj se në 8 vite qeverisje, Rama tregoi që është një katastrofë dhe këtë e përforcoi më menaxhimin e pandemisë. Sipas saj Rama synon të mbajë nën kontroll njerëzit duke lënë hapur restorantet dhe tregjet dhe duke mbyllur shkollat e universitetet.

“Rama nuk mund ta thotë këtë se në 8 vite e tregoi që nuk qeveris dot, nëse kemi një individ që me qeverisjen është katastrofë thotë ky që s’dinë të qeverisin ata. Qeverisje është që restorantet nuk kanë limite, tregu ushqimor, stadiumet, mosha e tretë në qendra vaksinimi janë ngjitur për vaksina dhe nuk hap universitetet. Këto nuk janë qeverisje, por diabolizma të mbajtjes nën kontroll të njerëzve. Nuk kanë treguar kujdes e vëmendje për gjërat që premtuan vetë”.

Sa i takon pritshmërive në zgjedhjet e 25 prillit, Duma thekson se për Tiranën koalicioni opozitar tejkalon 22-23 mandate, kurse pjesëmarrja në zgjedhje sipas saj do të jetë e lartë, sepse shqiptarët duan ndryshimin.

“Koalicioni opozitar tejkalon 22-23. Kjo është një histori që shihet përditë. Tirana po ecën ashtu si pritej, por më mirë se të gjitha qarqet ku presim ndryshim rezultati, se shpesh  gjërat kristalizohen 10 ditëshin e fundit dhe si do të jetë vota fituese nëse shqiptarët kanë qartësi të marrin pjesë në zgjedhje, ndryshimi ka ndodhur. Nëse do rrihet në këtë qëndrim në vend se ne jemi e s’ka tjetër, ajo që dëgjoj nga shqiptarët është që nëse qëndron Rama do ikim dhe ne pleqtë dhe jo më të rinjtë.

Mendoj që do të kemi pjesëmarrje në zgjedhje, janë 3 kategori, ata që vijnë në takime politike e fushatë, një pjesë që shkruajnë se nuk vijmë dot se një foto na heq prindërit apo dikë nga punë dhe janë shumë dhe një pjesë tjetër e vogël ende që padyshim është djegur nga qulli e fryn kosit, e lodhur dhe e mpirë për të marrë një vendim dhe atë e shoh që merr hovin në 10 ditëshin e fundit që gjërat janë o sot o kurrë”.

E pyetur nëse ka ambicie për në kabinet, nëse PD fiton zgjedhjet, Duma nuk e mohoi, por theksoi se për momentin ka shumë gjëra për të bërë dhe së pari është fitorja e demokratëve.

“Nuk e mendoj po çdo njeri që është në politikë e ka këtë ambicie. Ka ardhur momenti për të bërë dhe ne e dimë që janë gjëra për të bërë ai që është në politikë dhe nuk do të bëjë atëherë nuk është në politikë. Politika është më pak e kuptuar dhe më tepër vendimmarrëse. nuk po e mendoj tani se së pari duhet të fitojmë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos