Grupi pro Ukrainës në Bjellorusi rrëzon avionin 285 milionë dollarësh të Putin

Nga A2 CNN
27 Shkurt 2023, 16:50 | Bota
Grupi pro Ukrainës në Bjellorusi rrëzon avionin 285 milionë

Një grup opozitar pro Ukrainës në Bjellorusi pretendon se ka shkatërruar një avion spiun rus me vlerë 285 milionë dollarë përmes një sulmi me dron.

Grupimi partizan bjellorus që qëndron në ekzil për shkak të kundërshtimit të regjimit të Lukashenkos dhe aleatit të tij, Putin shprehet se operacioni për shkatërrimin e avionit spiun A-50U që qëndronte në Minsk ishte tepër sekret.

Një zëdhënëse pranë shefes së opozitës, Sviatlana Tsikhanouskaya shprehet se dy organizatorët e sulmit me dronë tashmë kanë mundur të dalin nga Bjellorusia.

Sipas raportimeve në trupin e avionit u dëgjuan dy shpërthime që dëmtuan pjesën kryesore të tij dhe radarët.

Avioni Beriev A-50 që nga NATO njihet dhe me emrin Mainstay është i aftë që të monitorojë më shumë se 60 objektiva në të njëjtën kohë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos