"Grusht i hekurt" i Iranit ndaj protestuesve, rrezikojnë dënimin me vdekje. Qeveria bllokon rrjetet sociale

Nga A2 CNN
19 Nëntor 2019, 18:42 | Bota

Nuk qetohet vala e protestës në Iran, pavarësisht masave ekstreme të qeverisë së Teheranit.

Sipas gazetave afër ayatollahut Ali Khamenei, Liderët e protestës së madhe nisur në fundjavën e fundit për rritjen e karburantit në vend mund të dënohen të gjithë me vdekje.

Kjo sepse në akuzat ndaj tyre është edhe ajo shumë e rëndë e “Bagi”, që cilëson kryengritjen e armatosur kundër autoriteteve fetare.

Ndërkohë,  lajmet nga vendi i Lindjes së Mesme vijnë me shumë vonesë dhe janë fragmentare, edhe pse OKB-ja vlerëson se viktimat mund të jenë tashmë dhjetëra, sidomos larg kryeqytetit.

https://a2news.com/2019/11/16/racionimi-i-karburantit-iranianet-dalin-ne-rruge-regjistrohen-viktima/

Qeveria iraniane ka vendosur të bllokojë të gjitha rrjetet sociale, për të penguar organizimet masive e  protestuesve, dhe ku vendim ka pasoja të rënda, në radhë të parë për trafikun.

Në një metropol që tejkalon 10 milionë banorët, bllokimi i aplikacioneve ku prenotohen taksitë si Snapp ose Alopeyk, shumë të përdorura,  ose ato të blerjeve online si Digikala po paralizojnë përditshmërinë miliona personave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos