
Lideri i Partisë Demokratike doli nga takimi me aleatët e opozitës, pasi më parë kishte takuar presidentin Ilir Meta.
Basha komentoi akuzat e presidentit për “grusht shteti“ për emërimin e Gjykatës Kushtetuese si diçka alarmuese dhe që meriton “çdo vendim nga opozita”.
Basha i bëri thirrje “çdo qytetari përtej bindjeve politike, që hapa të tillë që shkatërrojnë kushtetutën, të ndeshen me rezistencën më të madhe qytetare, së çdo prind apo fëmijë është i rrezikuar”. Për liderin e PD-së nuk bëhet fjalë për vendim surprizë “në gërmadhat e një demokracie të asgjësuar”.
Sipas tij, opozita “ konfirmon vendosmërinë për të ndjekur pikë për pikë udhërrëfyesin gjerman për daljen nga kriza, me zgjedhje të lira sa më parë, diçka që arrihet pas reformës zgjedhore. Për ne ky Parlament është shpërndarë në shkurt të 2019-es, dhe çdo akt i tyre janë nul. Por njerëzit presin zgjidhje, rotacioni është i pashmangshëm, dhe nuk ka forcë mbi tokë që mund ta shmangë”. (A2 Televizion)