Duken skena me të cilat jemi mësuar në Lindjen e Mesme, por në fakt i përkasin kryeqytetit italian, Romës. Qindra emigrantë, kryesisht të ardhur gjatë viteve nga Maroku, janë evakuuar nga forcat e rendit italiane pasi me vite kishin zënë ambientet e një shkolle.
Autoritetet italiane kishin toleruar me vite shndërrimin e objektit shkollor në një kompleks banimi, por me sa duket politika e re e ministrit të Brendshëm Matteo Salvini ka bërë që të kthehet shikimi edhe nga ky cep i periferisë romane.
Banorët u rebeluan vendimit, duke krijuar barrikada dhe djegur kopertonat e makinave. Por gjithçka ishte e kotë. Pjesa më e madhe e tyre, ku radhiten edhe dhjetëra fëmijë, do të strehohen në struktura të përkohshme. (A2 Televizion)