Guvernatori i Bankës së Shqipërisë: Po ulim kreditë me probleme

Nga A2 CNN
18 Shkurt 2019, 11:44 | Ekonomi
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë: Po ulim kreditë me

Ulja e nivelit të kredive me probleme mbetet një sfidë për sistemin bankar shqiptar. Në këtë çështje është fokusuar edhe guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko në Mbledhjen e Konstituencës së Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Grupit të Bankës Botërore.

Gjatë takimit, Guvernatori Sejko prezantoi zhvillimet më të fundit ekonomike në vend dhe politikën monetare. Duke u ndalur në sektorin bankar, kreu i Bankës Qendrore theksoi se ai karakterizohet nga nivele të mira likuiditeti, kapitali dhe përfitueshmërie.

Plani i veprimit për reduktimin e kredive me probleme, i ndjekur nga Banka e Shqipërisë në bashkëpunim me institucionet e tjera, ka dhënë efektet e tij pozitive dhe të dhënat më të fundit tregojnë se niveli i kredive me probleme, deri në fund të vitit 2018, zbriti në 11,1%. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos