
Ndryshimet e në ligjin e PPP-ve mbërrijnë në Komisionin parlamentar të Ekonomisë, që është edhe komisioni i specializuar për diskutimin e tyre.
Mbledhja e sotme pritet të karakterizohet nga debate të forta mes shumicës dhe opozitës për kontratat e Partneritetit Publik Privat, që muajt e fundit janë shndërruar në mollë sherri mes palëve. Në komision do të jetë e pranishme edhe ministrja e re e Financave, Anila Denaj.
Ndryshimet që qeveria ka sjellë në ligjin e PPP-ve parashikojnë që pas datës 1 korrik 2019 të mos pranohen më oferta të pakërkuara nga biznesi për rrugët; do të shfuqizohet sistemi i shpërblimit me pikë bonus të propozuesve të pakërkuar dhe zëvendësimi i tij me mekanizmin e kompensimit; do të raportohet në mënyrë periodike mbi ecurinë e këtyre kontratave nga kompanitë; si dhe do të krijohet një organ kolegjial, Komiteti i Përzgjedhjes së Projekteve, i cili do të përzgjedhë projektet e koncesionit dhe do të ofrojë ekspertizë për to. (A2 Televizion)