Gwyneth Paltrow i jep fund dilemës: Pse Brad Pitt ngjante gjithmonë me të dashurat e tij?

Nga A2 CNN
22 Shtator 2021, 08:48 | Lifestyle

Brad Pitt, është komentuar gjithmonë për ngjashmërinë e madhe që kishte me çdo partnere që kishte në krah. Nga stili i veshjes te modeli i flokëve, aktori ishte në harmoni të plotë me të vajzës që kishte në krahë.

Dilemës së vjetër i dha përgjigje vetë një nga ish-të dashurat e Pitt, aktorja Gwyneth Paltrow.

"Kishim të njëjtën prerje flokësh sepse i premë në të njëjtin vend. Chris McMillan na i preu të dyve në të njëjtin model"- tregon ajo për foton në fjalë duke treguar kështu se kjo ishte e mirëmenduar.

Ndërkaq sa i përket stilit në veshje, Gwyneth thotë se ngjashmëria s'ka qenë e qëllimshme dhe se thjesht përshtateshin pasi aktori fokusohej shumë të partneret e tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos