Jepet çmimi Guinness për binjaket më të vjetra në botë

Nga A2 CNN
21 Shtator 2021, 08:03 | Lifestyle
Jepet çmimi Guinness për binjaket më të vjetra në

Dy motra japoneze janë certifikuar nga libri i rekordeve Guinness si binjaket identike më të vjetra në botë, me mbi 107 vjet e 300 ditë.

Umeno Sumiyama dhe Koume Kodama kanë thyer në këtë rekordin e vendosur nga motrat binjake japoneze Kin Narita dhe Gin Kanie.

Njoftimi u bë të hënën e cila përkoi me Ditën e të Moshuarve, një festë kombëtare në Japoni.

Për shkak të situatës aktuale me Covid -19, motrave, të cilat jetojnë në pjesë të ndryshme të Japonisë, iu dërguan certifikatat zyrtare në shtëpi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos