Hajdari dhe Nisma Thurje, drejtim kolegjial. Kreun e zgjedhin qytetarët

Nga A2 CNN
6 Shtator 2020, 15:00 | Politikë
Hajdari dhe Nisma Thurje, drejtim kolegjial. Kreun e zgjedhin qytetarët

Sezoni i ri parlamentar pritet të sjellë me vete edhe krijimin e partive të reja politike. Një prej tyre do të jetë ajo që Rudina Hajdari dhe Nisma Thurje do të themelojnë së bashku, për të dalë në një logo në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Burimet nga ky bashkëpunim i thanë A2 se partia e re nuk do të ketë një kryetar të emëruar. Forma e pazakontë për klasën politike shqiptare nënkupton një drejtim kolegjial deri në zgjedhje.

Po të njëjtat burime thonë se kreu i forcës së re politike do të zgjidhet nga qytetarët përmes listave të hapura dhe kandidati që do të marrë më shumë vota do të marrë edhe drejtimin e partisë.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos