Hajdari: Propozimi i PD i shkon përkrah opozitës parlamentare, le të takohemi nesër

Nga A2 CNN
28 Shtator 2020, 14:28 | Politikë
Hajdari: Propozimi i PD i shkon përkrah opozitës parlamentare, le

Deputetja, Rudina Hajdari, përfaqësuesja e opozitës parlamentare në Këshillin Politik, ka reaguar sot pas draftit të dërguar nga Partia Demokratike pikërisht këtij Këshilli, për amendamentet e Kodit Zgjedhor.

Sipas saj, draft-propozimi “shkon përkrah atij të opozitës parlamentare e që synon hapjen reale të listave 100%”.

Për Hajdarin, “duke qenë se tashmë të gjitha palët i kanë depozituar propozimet e tyre lidhur me këtë çështje, propozoj të takohemi nesër në orën 12:00 për të diskutuar dhe mundësisht dakordësuar rreth kësaj çështjeje”.

Deputetja shton se “sytë e shqiptarëve janë nga përfaqësuesit e tyre politikë dhe ata sot kërkojnë një reformë zgjedhore e cila pikë së pari të rikthejë sovranitetin te populli nëpërmjet mekanizmit të hapjes së listave”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos