
“Ejani më vonë, tani nuk kam para”, kjo ishte fjalia që Didier, pronari i një dyqani purosh elektronike në Belgjikë u tha katër grabitësve që u futën në pronën e tij.
E tani lind pyetja: Çfarë bënë grabitësit, u larguan? Çuditërisht, po. Ata u bindën nga pronari i dyqanin dhe menduan se do të ktheheshin sërish e arka do të jetë plotë për ta.
Gjithçka ndodhi pak ditë më parë në Montignies-Sur-Sambre në Belgjikë. Grabitësit e kërcënuan atë me një armë kur, pas një bisede, është vetë pronari që shpjegon se koha për të bërë një grabitje nuk ishte më e mira. Në fakt, ai i thotë atij se në orën 3:00 të pasdites nuk kishte shumë parë dhe se do të ishte më mirë që ata të shkojnë atje në orën 6.30 të pasdites.
Pasi ata u larguan, Didier nuk mund të humbte kohë dhe menjëherë telefonoi policinë, që në fillim mbetën të habitur dhe deshën pak që ta besonin një gjë të tillë, por më pas vendosën të vepronin. Në orën 17.30 grupi kthehet në dyqan, një orë përpara. Policia nuk ishte ende e gatshme për aksionin, kështu që Didier nuk e humb durimin dhe iu thotë grabitësve: “Unë ju thashë se ju duhej të vinit në orën 18.30, largohuni”. Dhe kështu, me zell, grabitësit kanë respektuar dëshirat e pronarit për herë të dytë. Pas një kohe ata u kthyen. Agjentët, ndërkohë, kishin fshehur në zyrë dhe i arrestuan. (A2 Televizion)