Një oaz në mes të shkretëtirës... vila 10 milionë $ e Floyd Mayweather

Nga A2 CNN
26 Tetor 2018, 10:31 | Lifestyle

Floyd Mayweather kë bërë të tijën një vilë të jashtëzakonshme në Las Vegas, me 11 dhoma gjumi, palestër por edhe një vresht.

Boksieri 41-vjeçar ia prezantoi ndjekësve në Instagram pronën e tij më të fundit javën e kaluar, por nuk shpërndau shumë detaje. Në pronë, përveç vilës kryesore janë ndërtuar edhe dy shtëpi për miqtë, një pishinë e hapur dhe një e mbyllur dhe një parkim gjigant nëntokë për të mbajtur të gjitha makinat luksoze të cilat ai i ka pasion. Në vilën kryesore janë edhe 14 tualete dhe një ashensor, ndërsa dyshemeja është me ngrohje.

Të enjten e kaluar Mayweather u fotografua ndërsa ndiqte ndeshjen e NBA mes LA Lakers dhe Denver Nuggets, ndërsa gjithnjë e më shumë po përflitet për një rikthim të tijin në ring, për një sfidë me kampionin e MMA, Khabib Nurmagomedov. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos