
Hakerat iranianë kanë publikuar të dhënat e punonjësve të Shërbimit Informativ Shqiptar.
Të dhënat për ta, të marra nga sistemet kompjuterike të institucioneve, janë publikuar nga faqja “Homeland Justice”.
Para disa ditësh, hakerat publikuan edhe të dhënat për automjetet e shqiptarëve, si dhe të dhënat personale të kryeministrit Edi Rama, bashkë me udhëtimet e tij jashtë vendit që janë regjistruar në sistemin TIMS.
Grupi i hakerave iranianë i ashtuquajtur “Homeland Justice” ose “Drejtësia e Atdheut”, ka publikuar më parë e-mailet e kryeministrit Edi Rama, Ministrisë së Jashtme, Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Mbrojtjes, si dhe ka nxjerrë në publik numrat e telefonit të qytetarëve shqiptarë. (A2 Televizion)