Hakerat rusë shënjestrojnë Eurovizionin, duan të sabotojnë grupin ukrainas

Nga A2 CNN
13 Maj 2022, 10:29 | Showbiz
Hakerat rusë shënjestrojnë Eurovizionin, duan të

Hakerat rusë mund të shënjestrojnë Eurovizionin për të penguar Ukrainën për të fituar çmimin e madh në festivalin e këngës.

Sipas "The Sun", Killnet, një grup pro Putinit, mund të "paralizojë" serverat e votimeve, në mënyrë që grupi ukrainas Kalush Orchestra të mos dalë fitimtar.

Pjesëmarrësit ukrainas në Eurovizion janë aktualisht shumë popullorë, edhe nga fakti që vendi i tyre është pushtuar nga Rusia, që nga muaji shkurt. Ndërkohë që vetë Rusia është përjashtuar nga konkurrimi.

Një zëdhënës i Eurovizionit tha: “Çdo vit, kompeticioni ka një sistem votimi të mbrojtur nga shumë masa sigurie. Edhe këtë vit nuk ka ndryshuar gjë”. (A2 Televizion)

https://www.youtube.com/watch?v=jfm8hVNZt8g

A2 CNN Livestream

Latest Videos