
U2 në Kiev. Normalisht do të ishte një datë e shënuar për fansat e shumtë që grupi rock irlandez ka në atë vend, si në gjithë boten.
Por ngjarjet pas sulmit rus drejt Ukrainës kanë ndryshuar gjithçka, dhe sot performanca e tyre nuk ndodhi në një nga stadiumet e kryeqytetit, por thjesht në një stacion të metrosë.
Bëhet fjalë pikërisht për stacionin Khreschatyk, ku Bono dhe partneri i tij i pandashëm “The Edge”, të rrethuar nga qindra persona dhe në bashkëpunim me këngëtarin ukrainas Taras Topolia, dhuruan një koncert të shkurtër duke dhënë edhe mesazhe të shumta mbështetje për kauzën ukrainase. (A2 Televizion)