Një prift brazilian ka shtypur me makinë një burrë, i cili i kishte vjedhur 3 bluza, ndërkohë që ai po celebronte një martesë në kishë.
Ngjarja ka ndodhur në Sao Paulo, ku At Gustavo Trindade goditi me makinë hajdutin 40-vjeçar që po largohej me vrap. Kamerat e sigurisë kanë regjistruar momentin kur prifti ngjitet mbi trotuar dhe shtyp hajdutin.
Më pas, kthehet në rrugë dhe largohet me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Prifti ka dalë para gjyqit dhe pret tani ndëshkimin. (A2 Televizion)