Një polic në Çikago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është qëlluar në qafë nga një kriminel i arrestuar, i cili kishte fshehur në të mbathura armën e zjarrit dhe e përdori atë menjëherë sapo polici hapi derën e pasme të makinës së tij, për ta futur në komisariat 27-vjeçarin.
Autoritetet amerikane publikuan videon e xhiruar nga kamera trupore e efektivit, ku duket se si Lovelle Jordan qëllon 3 herë ndaj tij nga makina e policisë, sapo mbërrin në komisariat. Polici rrëzohet në tokë dhe mundohet të fshihet pas makinës, ndërkohë që i arrestuari nis shkëmbimin e zjarrit me policët e tjerë në komisariat. Pasi plagos edhe dy efektivë të tjerë, i arrestuari plagoset në dorë.
Fatmirësisht, policët e plagosur i mbijetuan plagëve të marra. Bëhet fjalë për një ngjarje që ka ndodhur në 30 korrik 2020. Në prill të këtij viti, Jordan u dënua me 31 vite burg dhe ka vdekur në 19 prill, nga plagë që nuk bëhen me dije. (A2 Televizion)