Halili: Kemi edhe 6 finale, shpresoj që të rikthehen tifozët

Nga A2 CNN
19 Qershor 2020, 22:06 | Futboll
Halili: Kemi edhe 6 finale, shpresoj që të rikthehen tifozët

Presidenti i Tiranës, Refik Halili, i konsideron finale 6 ndeshjet e mbetura në Kategorinë Superiore.

Numri një i bardhebluve shpreson që në javët në vijim të mund të rikthehen edhe tifozët në stadium.

“Duhet të përqendrohemi në ndeshjet tona. Kemi fatin që nga 6 ndeshjet që na kanë mbetur, 4 i kemi në Tiranë. Kjo është gjë shumë e mirë dhe shpresojmë që të bëhen edhe me tifozë. Nëse ata do të jenë në stadium, do ta kemi edhe më të lehtë. Shoh pafund grupime njerëzish, kështu që nuk ka përse të mos ketë tifozë në stadium. Stadiumi është i madh dhe mund të ruhet distanca”, tha Halili. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos