Tirana kthehet te fitorja, Partizani mposht me vështirësi Flamurtarin

Nga A2 CNN
19 Qershor 2020, 19:03 | Futboll
Tirana kthehet te fitorja, Partizani mposht me vështirësi Flamurtarin

Pas humbjes ndaj Teutës, Tirana kthehet te fitorja duke mposhtur Vllazninë me rezultatin 3-0, në ndeshjen e luajtur në “Selman Stërmasi”.

Agustin Torrasa zhbllokoi ndeshjen në minutën e 30, duke dërguar topin në rrjetën e boshatisur pas një pasimi të bukur të Ngoo.

Ishte vetë sulmuesi anglez ai që dyfishoi rezultatin 6 minuta më vonë. I vetëm përballë portierit të Vllaznisë, shtatlarti nuk gaboi, duke i dhënë qetësi lojës së bardhebluve.

Qetësia zgjati shumë pak, pasi në fundin e pjesës së parë Erjon Hoxhallari merr kartonin e dytë të verdhë pas një simulimi në zonën kundërshtare, duke lënë bardheblutë me 10 lojtarë.

Tirana e menaxhoi mirë pjesën e dytë dhe arriti të vuloste rezultatin me anë të Elton Cale.

Me këtë fitore, Tirana ngjitet në kuotën e 62 pikëve dhe çon sërish në 9 pikë distancën nga Kukësi ndjekës, me verilindorët që do të luajnë ndeshjen e tyre nesër ndaj Laçit.

Ndërkohë, në Vlorë, Partizani mori fitoren e dytë radhazi. Të kuqtë fituan ndaj Flamurtarit 2-1, me gola të Bitrit dhe Bardhit. Për vendasit, goli i vetëm i takimit u shënua nga Souza De Oliveira.

Me fitoren e sotme, Partizani ngjitet në kuotën e 44 pikëve, vetëm 4 më pak se Skënderbeu që mban aktualisht vendin e tretë të renditjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos