Rinis futbolli edhe në Rusi, por një ekip ndodhet i gjithi në karantinë

Nga A2 CNN
19 Qershor 2020, 15:31 | Futboll
Rinis futbolli edhe në Rusi, por një ekip ndodhet i gjithi në

Rusia rikthen kampionatin e futbollit, pavarësisht polemikave të shkaktuara nga fakti se disa sportistë janë pozitivë me Covid-19.

Skuadra e Rostov është e gjitha në karantinë, pasi gjashtë lojtarë rezultuan të prekur nga koronavirusi.

Pavarësisht kësaj situate, ndeshja ndaj Soçit duhet të luhet, pasi në të kundërt Rostov rrezikon humbjen në tavolinë.

Në këto kushte, stafi teknik do të hedhë në fushë futbollistët 17-vjeçarë të akademisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos