Së bashku ata formojnë 15 tituj kampion dhe janë padyshim dy legjenda të garave të shpejtësisë.
Lewis Hamilton dhe Valentino Rossi nuk mund të jetojnë pa adrenalinë dhe për ta rritur atë, provuan një eksperiencë ndryshe, duke ndërruar pozicionet e tyre.
Në një ditë tepër të veçantë në Valencia, britaniku u ul në motorin e “Doktorit”, ndërsa piloti italian provoi për herë të parë njëvendëshen e Mercedesit. Ata garuan së bashku në të dyja format.
Në garën e motorëve, Hamilton ishte 4 sekonda më i ngadaltë se Rossi ndërsa në sfidën me makinat e Formula 1, britaniku ishte vetëm 1 sekondë e gjysmë më i shpejtë se Rosi.
“U ndjemë sikur të ishim pilotë të vërtetë të kategorive të kundërta”, e përshkruan eksperiencën dy pilotët që gëzojnë miqësi prej shumë vitesh. (A2 Televizion)