Dueli i shumëpritur i boksit këtë të shtunë mes Anthony Joshua dhe Andy Ruiz Jr ka shtyrë Arabinë Saudite si vend organizator, të mendojë për të zgjeruar në maksimum shtrirjen e aktiviteteve sportive tek ta.
Vendi i Lindjes së Mesme ka në plan një projekt madhështor që lidhet me ndërtimin e një qyteti të ri që do të jetë destinacioni i eventeve më të mëdha të sportit. Rreth 500 miliardë euro priten të investohen, me qytetin që do të quhet “NEOM” dhe do të lulëzojë pranë detit të kuq në veri-perëndim të Arabisë Saudite.
Ky qytet do të qeveriset nga ligje perëndimore dhe jo ato islamike duke respektuar të drejtat e njeriut për të ndjekur garat, madje duke lejuar dhe përdorimin e alkoolit. Neom do të jetë gjithashtu epiqendra e sporteve ekstreme. (A2 Televizion)