
Një natë historike për Erzenin në volejboll, Ekipi shijakas kualifikohet në turin e dytë të kupave të Europës në CEV Challenge Cup. , duke mposhtur edhe në takimin e dytë, dhe me lehtësi, kampionet e Shqipërisë të Partizanit.
Erzeni triumfoi me rezultatin e pastër 3 me 0, ndërsa i nevojiteshin vetëm 2 sete për të prerë biletën e kualifikimit.
Në turin tjetër, skuadra shqiptare pritet nga skuadra italiane e mirënjohur, Milano.
Fatkeqësisht, mbështetësit e Erzenit nuk do të kenë mundësi të përjetojnë këtë ndeshje të madhe në Shqipëri, pasi për shkak të tërmetit të 26 nëntorit është dakordësuar midis ekipeve që të dyja ndeshjet e këtij raundi, të luhen në Milano.
Gjithsesi, mendohet se nuk do të mungojë aspak mbështetja për shqiptarët, duke parë komunitetin që banon në atë qytet. (A2 Televizion)