Përfundon në koma për vetëm 30 euro!

Nga A2 CNN
11 Dhjetor 2019, 22:06 | Sporte të tjera

Një “kikboksier” amator dhe i varfër në Kinë ka përfunduar në gjendje kome pasi u ngjit në ring për t’u përballur kundër një kampioni në këtë sport të rëndë.

Ming Jiaxin, 22 vjeç, kishte filluar stërvitje në këtë sport vetëm një muaj më parë dhe kishte vendosur të përballej me rivalin e tij 19 vjeç, por profesionist, kundrejt një shpërblimi prej  vetëm 30 eurosh.  

Prej më shumë se 10 ditësh, Ming ndodhet në gjendje kome dhe familja e tij nga zonat rurale në Kinë është detyruar të paguajë deri tani më shumë se 20 mijë dollarë për faturat mjekësore.

Një rast i ngjashëm ndodhi në muajin shtator në Shkodër, ku humbi jetën në ring një boksier bullgar. Në fakt, ai nuk ishte një boksier i mirëfilltë, por një person i cili kishte marrë identitetin e kushëririt të tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos