Hamilton me koronavirus, mungon në Çmimin e Madh të Bahrejnit

Nga A2 CNN
1 Dhjetor 2020, 08:56 | Sporte të tjera
Hamilton me koronavirus, mungon në Çmimin e Madh të Bahrejnit

Lewis Hamilton nuk do të marrë pjesë në garat e fundjavës në Çmimin e Madh të Bahrejnit në pistën e Sakirës, pasi ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Mercedes thotë se Hamilton është tani në izolim, në përputhje me protokollet e Covid-19. Po ashtu, Mercedes theksoi se përpos disa simptomave të lehta, Hamilton është në gjendje të mirë shëndetësore.

Kujtojmë se pak më parë, britaniku ka fituar titullin e tij të shtatë kampion në F1, duke barazuar kështu rekordin e legjendës Michael Schumacher. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos