
Hap pas që shoqërohet nga rreziku i kthimit në pikën “zero”, të paktën në një drejtim... atë të decentralizimit. Është ky vlerësimi i ekspertëve mbi vendimin e qeverisë për të reduktuar e marrë në ngarkim ujësjellësit në vend.
Për ekspertin Nurja, mosfunksionimi i ujësjellësve ashtu siç duhet në ofrimin e shërbimit dhe krijimi i një mali me fatura të papaguara i kishte dhënë shenjat e parë fill pas reformës që synonte autonominë e tyre.
E në kushtet e tanishme, që situata mos degradojë më tej, kush është ndalja e politizimit të këtij sektori.
Për shkak të mungesës së eficencës, borxheve të larta dhe mungesës së investimeve, qeveria vendosi reduktimin në 15 të 61 shoqërive të ujësjellësve. Qeveria do të mbikëqyrë aktivitetin e tyre dhe do të menaxhojë borxhet dhe kreditë që ata kanë marrë. (A2 Televizion)