Hapen universitetet, studentët kthehen në qershor, provime deri në vjeshtë

Nga A2 CNN
30 Prill 2020, 16:57 | Aktualitet

Pandemia e COVID-19 shtyn mësimin në universitete deri në tetor, ndërsa viti i ri akademik do të nisë në nëntor. Ministrja e Arismit, Besa Shahini, ka pranuar se mësimi online nuk ka funksionuar për të gjithë studentët. Për këtë arsye, në muajin qershor, të rinjtë që diplomohen do të kthehen në auditorë për përseritje të ndryshme, seminare dhe laboratorë. Ndërsa provimet për këtë kategori studentësh do të mbahen në verë. Studentët e viteve të tjera do të kthehen në auditorë në fund të verës, kur të jenë mbyllur provimet e diplomimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos