Hapet rruga për nisjen e negociatave, Maqedonia e Veriut miraton propozimin francez për zgjidhjen e ngërçit me Bullgarinë

Nga A2 CNN
16 Korrik 2022, 16:46 | Aktualitet

Kuvendi i Maqedonisë miraton propozimit francez me 68 vota “pro” dhe pa asnjë “kundër”, pasi deputetët e opozitës bojkotuan momentin kur do të votohej. Pas orëve të gjata debatesh, që zgjatën për tri ditë, dhe mes zhurmës së vuvuzelave të opozitës në sallë, qeveria maqedonase arriti të sigurojë votat, vendim përmes të cilit i hapet rruga Maqedonisë së Veriut, por edhe Shqipërisë drejt integrimit europian. Vendimi u përshëndet nga Kryeministri Rama, por edhe politikanë dhe diplomatë të vendeve të Bashkimit Europian, si dhe nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken. Komisionieri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, deklaroi se të martën do të mbahet edhe konferenca e parë ndërqeveritare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos