Spitali i parë në Kinë i dedikuar për të prekurit nga koronavisuri u hap pranë qytetit të Wuhanit, pasi punëtorët dhe vullnetarët punuan për dy ditë për të konvertuar një ndërtesë bosh në një urgjencë me 1000 shtretër.
Grupi i parë i pacientëve të prekur nga virusi vdekjeprurës u transferua në Qendrën Mjekësore Rajonale në Huanggang, në orët e parë të mëngjesit.
Një tjetër spital, me destinacion për të njëjtin qëllim, është duke u ndërtuar 47 km larg Wuhan-it dhe pritet të përfundojë brenda kësaj jave.
Deri tani, mbi 6000 persona janë infektuar me virusin që shpërtheu në Ëuhan dhe 132 prej tyre kanë humbur jetën. (A2 Televizion)
Galeria fotografike ( )











