Hapja e negociatave, Xhaçka: Ditë historike për Shqipërinë, rruga përpara është më e vështirë

Nga A2 CNN
19 Korrik 2022, 10:56 | Politikë
Hapja e negociatave, Xhaçka: Ditë historike për

Ditë historike për Shqipërinë, e ka cilësuar ministrja për Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Në një postim në rrjetet sociale, Xhaçka shprehet se pas një pritjeje të gjatë, dita e sotme legjitimon punën dhe angazhimin e palodhur. Po ashtu, ministrja thekson se rruga përpara është më e vështirë dhe kërkuese.

https://a2news.com/2022/07/19/nisja-e-negociatave-tabaku-nuk-ka-kohe-per-feste/

“Ditë historike për Shqipërinë! Ka qenë një pritje e gjatë, por dita e sotme legjitimon gjithë punën dhe angazhimit tonë të palodhur. Rruga përpara është më e vështirë dhe kërkuese, por sot shqiptarët mund të gëzohen për arritjen e këtij momenti të rëndësishëm në procesin e tyre të integrimit në BE”, shkruan Xhaçka. (A2 Televizion)

https://twitter.com/xhacka_olta/status/1549306965121290240

A2 CNN Livestream

Latest Videos