Rama: Shqipëria e të gjithëve ulet në tryezën e Europës për të nisur negociatat e anëtarësimit

Nga A2 CNN
19 Korrik 2022, 08:22 | Politikë
Rama: Shqipëria e të gjithëve ulet në tryezën e

Në prag të mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian të Shqipërisë, kryeministri Edi Rama shprehet se Shqipëria ulet sot në tryezën e madhe të Europës së Bashkuar për të filluar negociatat për anëtarësimin e saj. Në një postim në Facebook, kreu i qeverisë shqiptare shpreh kënaqësinë për këtë arritje të të gjithë shqiptarëve.

“Mirëmëngjes me kënaqësinë e me krenarinë që sot Shqipëria e të gjithëve ne, pa dallim feje, krahine, ideje, moshe a statusi social, Shqipëria e Skënderbeut, e rilindasve, e dëshmorëve të luftës, e martirëve të regjimit komunist, e studentëve të Dhjetorit '90, Shqipëria e familjeve të zakonshme shqiptare, kudo ndodhen dhe e fëmijëve tanë kudo ku rriten me prindërit e tyre, ulet në tryezën e madhe të Europës së Bashkuar për të filluar negociatat për anëtarësimin e saj”, shkruan Rama.

Sot është një ditë historike për vendin tonë, ku në Bruksel do të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare së bashku me Maqedoninë e Veriut. Sipas agjendës së publikuar, Kryeministri Edi Rama do të takohet me homologun maqedonas, Dimitar Kovaçevski dhe presidenten e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, në orën 08:30.

Agjenda

08.30 – Takim mes z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, z. Dimitar

            Kovaçevski, Kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe znj. Ursula

            von der Leyen, Presidente e Komisionit Europian (Vendi: Selia e Komisionit

            Europian, Le Berlaymont, Rue de la Loi 200, 1049 Bruxelles)

09.00 – Deklaratë e përbashkët shtypi e Kryeministrit Rama, Kryeministrit Kovaçevski

            dhe Presidentes Von der Leyen

Gjuha: Anglisht

11.00 – Mbajtja e Konferencës së Parë Ndërqeveritare

12.30 – Konferencë e përbashkët shtypi e z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së

            Shqipërisë, z. Jan Lipavský, Ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së

            Çekisë dhe z. Oliver Varhelyi, Komisioneri Europian për Zgjerimin

Gjuha: Shqip-Anglisht, ofrohet përkthim simultan

15.00 – Takim screening i z. Zef Mazi, Kryenegociator i Shqipërisë me BE

18.00 – Pritje e përbashkët me palën Maqedonase me rastin e hapjes së negociatave

            me Bashkimin Europian (Vendi: Hotel Sofitel)

20.00 – Nisja drejt aeroportit “Zaventem” të Brukselit

20.30 – Mbërritja në aeroportin “Zaventem” të Brukselit

20.45 – Fluturim drejt aeroportit të Tiranës (TC-ANA)

23.15 – Mbërritja në aeroportin e Rinasit (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos