Haradinaj mesazh për Vuçiç: Mos guxo të nëpërkëmbësh Kosovën

Nga A2 CNN
24 Mars 2021, 15:51 | Kosova
Haradinaj mesazh për Vuçiç: Mos guxo të

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj zgjodhi 23-vjetorin e Epopesë së Dukagjinit për t’i dërguar një mesazh të drejtëpërdrejtë presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

Ish-komandanti i UÇK-së tha se askush nuk duhet të guxojë të nëpërkëmbë Kosovën, duke iu referuar hartës provokuese të Vuçiç.

“Atyre që bëjnë harta të Kosovës me simbole të tyre u themi se simbol i kësaj toke është populli që jeton këtu, ai popull që edhe pse e përzunë, u kthyen të gjithë në shtëpitë e veta, në gërmadha dhe e rikthyem jetën në Kosovë. Pra, askush mos të synojë të nëpërkëmbë Kosovën. Kosova e ka një histori të gjatë qindravjeçare dhe Kosova edhe mijëra vjet do të mbetet e popullit të vet. Ndërsa nëse nuk na bëhet vendi i meritum në familjen e popujve, në familjen e shteteve, në këtë rast në OKB dhe NATO, ne kemi familje, shqiptarë. Ne kemi komb, ne do të kthemi aty ku kemi qenë e do të mbesim, pra shqiptarë”, deklaroi Haradinaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos