Harroi çelësin dhe i ngeli qeni brenda në banesë, gruaja tenton të hyjë nga ballkoni, por bie dhe vdes

Nga A2 CNN
1 Maj 2023, 09:19 | Bota
Harroi çelësin dhe i ngeli qeni brenda në banesë, gruaja

Një 53-vjeçare ka gjetur vdekjen pasi ka rënë nga ballkoni i banesës së saj. Bëhet fjalë për një shtetas nga Republika Domenikane, e quajtur Yvelice Altagracia Martinez, e cila sipas policisë, ka humbur jetën në një incident tragjik, nga pakujdesia.

Sipas informacioneve të mediave italiane, mësohet se, gruaja kishte harruar çelësat brenda në shtëpi, aty ku ishte edhe qeni i saj i mbyllur brenda. Për këtë, ajo kishte tentuar që nga një tarracë të hynte brenda ballkonit të banesës, por fatkeqësisht ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë.

Ajo është dërguar me shpejtësi në spitalin rajonal të qytetit, por fatkeqësisht nuk ia ka dalë t’i mbijetojë plagëve të rënda të marra dhe ka ndërruar jetë.

Për këtë u shoqëruan disa persona në rajon, duke dyshuar se kishim të bënim me një vrasje, por pas verifikimit të kamerave të sigurisë, ata u lanë të lirë, duke vërtetuar se gruaja kishte rënë vetë nga ballkoni. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos