Harrojini 7 orë gjumë... shmangni lëvizjet gjatë natës, cilësia është më e rëndësishme

Nga A2 CNN
21 Shtator 2022, 13:06 | Lifestyle
Harrojini 7 orë gjumë... shmangni lëvizjet gjatë natës,

Studimet e mëparshme kanë këshilluar 7 deri në 9 orë gjumë gjatë natës, por studiuesit në një hulumtim të tyre të fundit kanë zbuluar se cilësia e gjumit është më e rëndësishme se sa kohëzgjatja.

Sipas studimit të fundit, njerëzit që nuk bëjnë gjumë të mjaftueshëm apo cilësor, kanë gati 3 herë më shumë mundësi që të preken nga gripi. Gjithashtu, gjumi cilësor, me lëvizje sa më të vogla në shtrat, ndikon direkt në forcimin e sistemit imunitar.

Profesori Neil Walsh, nga Universiteti John Moores i Liverpoolit, u shpreh se gjetjet e ekipit të tij duhet të ndryshojnë mënyrën se si duhet të mendojmë për gjumin dhe shëndetin.

“Gjumi është shumë i rëndësishëm për shëndetin mendor dhe fizik, ku përfshin edhe aftësinë për të luftuar infeksionet”, tha ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos