Harta e re gjyqësore, avokatët paralajmërojnë bojkot pa afat të seancave gjyqësore

Nga A2 CNN
17 Qershor 2022, 18:20 | Aktualitet
Harta e re gjyqësore, avokatët paralajmërojnë bojkot pa afat

Pasi pezulluan për 4 ditë seancat gjyqësore Dhoma e Avokatisë i kërkon qeverisë që të marrë në konsideratë propozimet e Dhomës së Avokatisë për miratimin e hartës së re gjyqësore, në të kundërt ka paralajmëruar bojkot total të seancave dhe pa afat.

Në një njoftim të shpërndarë për mediat avokatët  i qëndrojnë vlerësimit të tyre fillestar se “harta e re gjyqësore e miratuar tashmë nga KLGJ-ja, është në shkelje të plotë të së drejtës së individit për akses në drejtësi, mungesë e eficencës në realizimin e të drejtës së mbrojtjes dhe rëndimin e situatës ekonomike-sociale të individit”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos